Durrës, 2 kunatat e moshuara torturohen e mbyten me qese. Shpëton e paralizuara
Durrës – Dy gra të moshuara, kunata,të moshës 70 dhe 75-vjeçe, janë torturuar dhe mbytur me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr 11 të Durrësit, mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.Gjinovefa Vava dhe Elsa Vava (burrat vëllezër) së bashku dhe me motrën e Gjinovefës, e paralizuar jetonin së bashku në banesën dy katëshe, shtëpi e vjetër karakteristike në Durrës.Ndërsa fëmijët e njërës prej të moshuarave, (dy të tjerat nuk kishin fëmijë) ishin të martuar dhe jetonin më vete.Krimi që tronditi qytetin bregdetar por dhe mbarë opinionin mendohet të ketë ndodhur pas mesnatës ndërsa trupat e pajetë u zbuluan sot rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.Ka qenë djali i njërës prej të moshuarave, i cili kur ka shkuar sot në mëngjes të takonte në banesë nënën e tij, pa krimin e rëndë dhe njoftoi policinë.Nuk dihet ende kush mund të jetë autori (ët) por motivi i krimit të tmerrshëm vishet me mister për shkak se nuk ka shenja që banesa të jetë grabitur.Kjo i çon hetuesit në dyshimin se ka pasur konflikte të tjera, përfshirë edhe ato pronësie.Nga ana e saj policia thotë se janë shoqëruar 16 persona mes tyre të afërm dhe persona me precedent në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.Njëra prej të moshuarave është gjetur e vdekur në krevat ndërsa tjetra në dysheme.[caption id="attachment_365674" align="alignright" width="640"]
Në foto: Dy të moshuarat dhe banesa ku u gjetën të vdekura[/caption] Ora 11:30 Policia: Dy të moshuarat janë mbytur, 16 të shoqëruarPolicia e Durrësit thotë se dy të moshuarat janë mbytur. Deri tani, janë shoqëruar 16 persona cilët dyshohet të kenë dijeni mbi rrethanat e hetimit si komshinj, të afërm apo edhe persona me precedent në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.Ja njoftimi i plotë i policisëMë date 02.09.2014, ora 06.35, ne lagjen Nr.11 Durrës, në banesën e tyre private janë gjetur të vdekura shtetaset E.V., 72 vjeçe dhe Gj.V., 77 vjece, banuese në lagjen Nr.11, te cilat janë mbytur dhe lidhur në duar.Ne vendngjarje Grupi Hetimor po vijon veprimet e para. Veprimet hetimore po drejtohen nga Prokurori i Rrethit. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit janë dërguar specialistë të hetimit të krimeve të rënda dhe veprimet po ndiqen nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut në funksion të zbardhjes së ngjarjes dhe motiveve e rrethanave të saj.Deri tani, nga ana jonë janë shoqëruar në Polici 16 shtetas të cilët dyshohet të kenë dijeni mbi rrethanat e hetimit si komshinj, të afërm apo edhe persona me precedent në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.Ora 10:20: Një e moshuar e tretë e paralizuar në banesëNë banesë ndodhej dhe një e moshuar e tretë e cila ishte e paralizuar dhe banonte bashkë me to. Por në mbrëmjen e djeshme, kur ndodhi krimi Marjana, e motra e Gjinovefës, ka qenë në dhomën ngjitur. Ndonëse ka dëgjuar zhurmë nuk ka mundur të bëjë asgjë.Ora 09:30: Fqinjët e shokuar: Nuk dëgjuam gjëFqinjët e dy grave të moshuara janë të shokuar nga krimi i rëndë që ka ndodhur vetëm pak metra larg banesës së tyre dhe të cilin e kanë mësuar vetëm mëngjesin e sotëm. Fqinjët tregojnë se të moshuarat ishin dy gra të respektuara dhe se krime të tilla në lagjen e tyre nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Fqinjët bëjnë apel të zbardhet sa më parë ngjarja e rëndë (Ne foto shtepia ku ndodhi krimi)Ora 08:00 Të afërmit e të moshuarave në shtëpinë e tmerrit Korrespodenti i “Ora News”, Llambi Kallço, raportoi nga rrugica ku ndodhet shtëpia e të moshuarave. “Kjo është shtëpia ku ka ndodhur ngjarja “horror” – tha ai, - në orët e vona të natës, ku dy të moshuara janë dhunuar, janë masakruar dhe janë mbytur me qese plastmasi në shtëpinë ku tani kanë ardhur të afërmit e tyre, të tronditur e të tmerruar.Motivet e vrasjes ende nuk janë zbuluar, por ajo që ka habitur hetuesit është fakti se nuk janë vënë re shenja grabitjeje në brendësi të shtëpisë.Ndaj, dyshohet edhe për konflikte të tjera, përfshirë edhe konflikte pronësie. Banesa e të moshuarava është një banesë dykatëshe, tradicionale durrsake, nga ato të rrallat që kanë mbetur, gjithsesi priten të tjera zhvillime nga hetimet.”Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin në dy pista: atë të grabitjes me dhunë dhe çështjes së pronësisë.ar.sh/Oranews.tv