Vlorë, AKU shtrin kontrollin tek peshkimi

Vlorë -Drejtoria Rajonale e Kontrollit Ushqimor (AKU) ka nisur aksionin në sektorin e peshkimit. Në qarkun e Vlorës po kryhen kontrolle për të parë kushtet e higjienës në ambientet frigorikferike, ku ruhen produktet e detit. Aksioni do të shtrihet nga Vlora deri në Himarë e Sarandë.Kreu i AKU  për Vlorën, Renato Banushaj, pohon që ky sezon ishte më i mbarë për kujdesin ndaj ushqimeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Aksionet gjatë gjithë verës u shtrinë si brënda në Vlorë gjithashtu dhe në Himarë, Orikum, Sarandë e zona të tjera bregdetare, ku dhe popullsia u dy apo tre fishua si pasojë e levizjes turistike.Ndërkohë në këtë fillim vjeshte priten kontrolle për mallrat e konsumit të përditshëm, por edhe atë të importit, duke parë dhe fokusuar tek datat e skadencës.