Inspektoriati Ndërtimor nis aksionin mbi Lumin Osum, gjobitet kompania 20 mln lekë

Kompania Kazazi sh.p.k është pezulluar, pasi është kapur në flagrance duke shfrytëzuar inertet në lumin Osum, pas një kontrolli të ushtruar nga Inspektoriati Ndërtimor gjatë ditë së sotme.Kompania në fjalë momentalisht është duke shtruar unazën e Beratit, është gjobitur me 20 milion lekë gjobë, gjithashtu është e detyruar të rehabilitojë pjesën e degraduar të Lumit Osum.Pas kontrollit të ushtruar përveç kompanisë Kazazi sh.p.k, janë gjobitur për shkelje edhe tre kompani të tjera.Grupi i punës së ngritur nga Inpektoriati Ndërtimor ka si detyrë të kontrollojë të kontrolloje çdo aktivitet të paligjshëm inertesh apo Hec-e në Lumin Osum.