Shëngjin, risi numri i lartë i pushuesve nga vendet perëndimore
Lezhë - Këtë sezon, Shëngjini ka tërhequr mijëra turistë brenda dhe jashtë vendi . 60 mijë persona në ditë zgjodhen këtë plazh për të kaluar pushimet e tyre gjatë muajit gusht. Ata kanë përzgjedhur disa karakteristika të zonës së Shëngjinit, si mikpritja, pastërtia e ujit, etj, për të cilat thonë se do të rikthehen t'i shijojnë sërish.Edhe operatorët turistik e konsiderojnë këtë verë si mjaft të populluar, ndërsa muaji gusht ka sjellë në Shëngjin një numër të lartë pushuesish, duke tejkaluar kapacitetin akomodues. Risi për këtë vit ka qenë edhe prezenca e lartë e turistëve nga vendet perëndimore.Që nga muaji maj dhe deri më sot i gjithë bregdeti i Shëngjinit prej 13 km, ka qënë ndër zonat turistike më të frekuentuara në vend, me mesatarisht 40 mijë pushues çdo ditë, shifër kjo shumë herë më e lartë se 1 vit më parë.