Në aksin Fushë Krujë-Laç, tabelat e reklamave, burim aksidentesh

Aksi rrugor Fushë Krujë-Laç është nga më të stërmbushurit me tabela reklamash. Ky aks është dhe një nga më problematikët për numrin e lartë të aksidenteve. Në këtë segment, vendi ku duhej të ishin tabelat e sinjalistikës është i zëvendësuar nga tabelat e reklamave të bizneseve.Ndonëse pak kohë më parë me vendim qeverie u vendos heqja e tabelave, si një prej shkaqet të aksidenteve rrugore, kjo pjesë e rrugës asnjëherë nuk ka provuar dorën e strukturave shtetërore.Sinjalistika në këtë segment rrugor, pranë Thumanës, thuajse është inegzistente, ndaj dhe  drejtuesit e automjeteve përballen me një rrezik më të madh së në akset e tjera.Përpos këtij fenomeni, grumbuj mjetesh në të  ashquajturat varreza makinash, shtrihen në afërsi te Thumanës, ndonëse edhe për këtë çështje pati një vendim i qeverie, por që edhe në këtë rast ka mbetur thjeshte në kuadrin e fjalëve.