Sistemohen rrugët rurale të Skraparit, stina e dimrit do jetë më e përballueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2014, 18:50
Skrapar - Falë një investimi prej 52 milionë lekë të reja nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për rrugët rurale, qarku i Beratit ka nisur të shfaqë ndryshimin.Rreth 30 objekte u përfshin në këtë investim, të cilat tashmë janë sistemuar, duke përmbyllur historinë problematike të rrugëve rurale, sidomos gjatë stinës së dimrit.Fondi ishte i përqëndruar kryesisht në rrugët rurale të Skraparit, ku edhe u përmbyll faza e punimeve.Konkretisht bëhet fjalë për rrugë që lidhin fshatra me njëri-tjetrin, komunat me njësitë e tjera vendore, akse lidhëse me qytetet, etj.