Opozitën nuk e tundon as “tapeti i kuq”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2014, 18:37
Tiranë -Tapeti i kuq ka qënë një mënyrë e re per t’i uruar mirëseardhjen deputetëve në sesionin e ri parlamentar, gjatë ditës së sotme, në Kuvendin e Shqipërisë.Pavarsisht një detaji të tillë, as tapeti i kuq nuk e ka tunduar opozitën, të jetë pjesë e këtij sesioni, duke vijuar me bojkotin, pa marrë pjesë në seancë.Një element i tillë pothuajse nuk është parë asnjë herë në të tilla raste, përveç rasteve kur në Kuvendin e Shqipërisë i është uruar mirëseardhja autoriteteve të larta, qoftë vendase apo dhe atyre të huaja.m.p/Oranews.tv