Dëmtohet Memoriali "Post- Bllok", e dënojnë Lubonja e Isufi. Bashkia: Të gjenden autorët

Tiranë- Memoriali "Post- Bllok", që ndodhet vetëm disa metra larg zyrës së Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit është dëmtuar në një nga pjesët e saj me mjete të forta.Denoncimi është bërë nga dy autorët e veprës Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi.Ndërkohë një akt i tillë është dënuar edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno BozdoSipas Bozdos dëmtimi i memorialit "Postbllok" që simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet vjen në të njëjtën kohë kur prej disa muajsh në aktivitete qeveritare shfaqet portreti i Enver Hoxhës.“Jemi  këtu  për  të  denoncuar  dëmtimin  e  qëllimshëm  që  i  është  bërëmemorialit  “Post-Bllok”,  memorial  i  cili  simbolizon  vuajtjet,  persekutimet,vrasjet dhe shfarosjet por edhe rezistencën e shqiptarëve kundrejt regjimitgjakatar, totalitar të Enver Hoxhës.Dëmtimi është bërë me mjete të forta, me komplicitetin e heshtur të EdiRamës dhe Ilir Metës, zyrat e të cilit janë vetëm disa metra larg nga ky venddhe që ruhet me praninë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.Po s’ka se si të ndodhë ndryshe kur kjo qeveri, kjo maxhorancë, kjo dyshe,ka ikurajuar shfaqjen e fantazmës së Enver Hooxhës, nëpërmjet portreteve tëtij në një pjesë të mirë të ceremonive zyrtare dhe asnjëherë nuk ka kërkuarfalje  apo të  jetë  distancuar nga to. Kjo është e dhimbshme, kjo është e turpshme, dhe nevojitet një qëndrim i prerë, popullor kundrejt qëndrimeve të tilla." tha Bozdo.Nënkryetari i Bashkisë, Bozdo, i kërkoi Policisë së Shtetit, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi kaq të rëndë.Jemi këtu gjithashtu për t'i kërkuar Policisë së Shtetit, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij dëmtimi, i cili nuk është dëmtim i rastit, nuk është aksidental, nuk është i rastësishëm, por mbart një mesazh të madh nga mbrapa. Mesazhi i fetizimit apo ringjalljes së kultit të diktaturës. E them dhe njëherë tjetër, në emër të Bashkisë së Tiranës, i kërkojmë institucioneve shtetërore, Edi Ramës dhe Ilir Metës, të distancohen nga kjo që ka ndodhur sot dhe Policisë së Shtetit të vërë menjëherë para drejtësisë autorët e këtij krimi kaq të rëndë”-u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.memoriali2 memoriali(Në foto: Memoriali i dëmtuar)