Ja si rekrutohen xhihadistët në Shqipëri, Ora News zbulon skemën, iu shlyenin borxhet
Tiranë -I paguanin borxhet që kishin në Shqipëri dhe u siguronin udhëtim të sigurt, duke u paguar dhe biletat për të shkuar në Siri. Kjo ishte mënyrë me të cilën mashtroheshin besimtarët myslimanë shqiptarë, që ndodhen në konfliktin sirian dhe luftojnë për llogari ISIS.Kjo është konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Antiterrorrit në Ministrinë e Brëndshme, e cila prej 6 muajsh po heton edhe mënyrën e financimit të këtij rrjeti. Në dosjen e hetimit thuhet se dy imamët e vetshpallur Geci Balla dhe Bujar Hysa të cilët ndodhen në burg, janë përsonat kyç, pasi ata kishin lidhje të drejtpërdrejtë me financuesit si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.Grupi hetimor ka dyshime se Balla dhe Hysa mund të jenë financuar edhe nga jashtë vendit, kryesisht Kosova dhe Maqedonia. Në mesin e personave i cili po hetohet se ka financuar aktivitetin e imamëve të vetshpallur të xhamisë së unazës së re dhe fshatit Mzez në tiranë, është një person nga qyteti i Elbasanit. Ai njihet me emrin fetar Ebu Usejd dhe zotëron disa biznese në Elbasa dhe Tiranë. Dyshohet se të ardhurat e tij Usejd i përdorte për të krijuar kushtet që besimtarët shqiptarë të dërgoheshin pa problem drejt Sirisë.Në dosje thuhet: Kemi dyshime të forta se për dërgimin e vullnetarëve shqiptar në Siri, shtetasi Bujar Hysa e Genc Balla, bashkëpunonin me individë të tjerë ekstremistë nga vendi i ynë dhe rajoni i Ballkanit, kryesisht shtetas nga Kosova dhe me etni shqiptare nga Maqedonia.Një hetim intesiv ka nisur grupi hetimor për të verifikuar të gjithë ardhurat e personave të arrestuar si dhe lidhjet e tyre me persona, për të cilët ka dyshime se kanë financuar dërgimin e 86 shqiptarëve drejt Sirisë. Prokuroria e krimeve të rënda gjatë hetimeve për 13 personat e arrestuar në Shqipëri si pjesë e një grupi që dërgonte drejt luftës shqiptarë, ka arritur të gjejë detaje interesante.Gert Pashja, i arrestuar në Turqi për llogari të vendit tonë, ka paguar një shumë të konsiderushme për nxjerrjen dhe rregullimin e pasaportave për personat dhe familjarët e xhihadistëve që shkonin në Siri. Prokurorët janë pritje të përgjigjeve nga bankat e nivelit të dytë për të gjitha lëvizjet e parave që janë bërë në emër të dy imameve Genci Balla dhe Bujar Hysa.