Ish-Ministri Preçi shenjëstron kupolën e BSH: Po fshehin fajtorët realë
Tiranë- Ish-Ministri i Ekonomisë, Zef Preçi, në një vëzhgim prej eksperti fajëson direkt Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyrës, për atë që ka ndodhur në 4 vjet brenda Bankës së shtetit, ku u vodhën 713 milionë lekë.“Ka pasur raportime fiktive, për të shkak të moszbatimit të rregullave proceduriale, sa i takon këtij procesi. Në këtë rast, tregon se pjesa e administratorit me zëvendësin nuk kanë ushtruar si duhet detyrat e veta. Njëkohësisht Këshilli Mbikqyrës duhet të kërkonte llogari për respektimin e këtyre rregullave, pasqyrimin apo vendosjen e rregullave të tjera, nëse ato nuk do të ishin të mjaftueshme, për të përmbushur detyrimin që ka banka” – u shpreh Preçi.Për ekspertin Preçi, arrestimet nw nivelet të ulëta perveç autorit të vjedhjes, janë një lojë për të hequr vëmendjen nga përgjegjësit realë të skandalit.“Gjithsesi, zgjerimi i numri i përsonave të përfshirë, nuk është se ju jep përgjigje pyetjeve bazë. Pyetja bazë është: Sa është shuma e vjedhjes? Ende sot përveç një vetëdeklarimi të një penduari brenda bankës, nuk mund të ndodhë. Askush nuk mund t’i japë përgjigje pyetjes nëse ka përfshirje apo jo të trupës menaxheriale dhe deri në çfarë niveli në këtë aferë. A ka përfitues dhe a ka njerëz që kanë krijuar premise për të vjedhë një pasuri publike? Vjedhja është krim në të gjithë botën” – tha eksperti Preçi.Pavarësisht mënyrës se si audituesit dhe inspektorët emërohen, duhet të mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë në Bankën e shtetit, pasi janë ata që ekspozohennga penalizimet ligjore.