Aleatët “presion” PD, Mediu kërkon rishikim të bojkotit

Tiranë- Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar, i ka thënë "jo" kuvendit dhe për sesionin e ri parlamentar.Zyrtarizimin paraprak e njoftoi, kryetari Lulzim Basha, para grupit parlamentar të demokratëve dhe aleatëve, ku pas mbylljes së dyerve, debatet e ashpra nuk kanë munguar.Aleatët Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehu, por dhe një pjesë e madhe e deputetëve demokratë përfshirë ish-kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi, si dhe deputetët Majlinda Bregu dhe Igli Cara, kanë vënë nën presion Lulzim Bashën, për ti dhënë fund bojkotit."Në politikë nuk ka dhe nuk mund të ketë vendime të formës së prerë. Kjo vlen edhe për këtë rast. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë historia e PD, por edhe ajo e çdo force tjetër politike në Shëipëri dhe botë. PD nuk mund të justifikohet me dhunën në Kuvend sot për bojkotin, kur dikur ka shkuar në Parlament, edhe pasi vranë Azem Hajdarin" mësohet të ketë thënë Patozi.Burime të "Ora News" brenda grupit parlamentar, theksuan se Fatmir Mediu, ka kërkuar që ti jepet fund bojkotit, për ta ngritur betejën opozitare në parlament, për të cilën sipas tij janë votuar nga qytetarët.Në të njëtën linjë kanë qëndruar dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, dhe deputetët demokrat, të detyruar për të respektuar vendimin, kanë këmbëngulur në përcaktimin e një afati për bojkotin.Dashamir Shehu, i prerë kundër, është shprehur dhe për mbajtjen e referendumeve lokale per reformën territoriale, duke e cilësuar si të panevojshëmdhe rrisk për opozitën. Shehu ka argumentuar se në rast të një rezultati negativ, kostoja e humbjes do të ishte mjaft e madhe për opozitën.Partia Demokratike  nuk do të hyjë në Kuvend, por ta vazhdojë nga jashtë opozitën e saj.Së dyti, PD ka vendosur t’i ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, të gjitha ligjet e shumëdiskutuara, duke nisur që nga “ndarja administrative” e së treti, do të organizojë referendume lokale, për të kundërshtuar reformën territoriale.Me këto vendime, Basha ilustroi atë që mesazh që ai ia dërgoi që në fillim të fjalës së tij, Kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Meta se”kush mbjell furtunën, do të korrë cunamin.”