Zyhdi Dajti emërohet drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës

Tiranë- Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen si kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, emërohet drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës.Emërimi i tij u bë i ditur gjatë pasdites së sotme, ndërsa Dajti në këtë detyrë zevendëson Oliver Hoxhën.Dorëheqja e Dajtit si kreu i INUK, erdhi pak ditë para se Inpektoriati të kalojë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Dajti u komandua si kryeinspektor i INUK më 2 tetor 2013 nga Kryeministri Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanaj.