Youtube blen startup-in Directr

Youtube, platforma e Google për shpërndarjen e videove, njoftoi për blerjen e Directr, një startup në marketingun e videove.Përmes një aplikacioni i cili është i disponueshëm në iPhone dhe iPad, Directr lejon kompanitë e vogla të xhirojnë, editojnë dhe të publikojnë video të shkurtra promovuese.“Tani për tani çdo gjë që ju doni rreth Directr do të mbetet e njëjta dhe ne do të vazhdojmë të përqëndrohemi se si të ndihmojmë kompanitë të krijojnë një video të bukur në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë”, shkruajti kompania në blogun e saj.Youtube ka njoftuar gjithashtu se aplikacioni do të jetë i lirë, dhe punojësit e startup-it do të integrohen në ekipin e Youtube që i dedikohen videove publicitare.Blerja është lëvizja më e fundit e Google me qëllim për të rritur furnizimin e mjeteve te kompanitë e vogla, në mënyrë që të inkurajojë një numër më të madh të reklamave në faqet e saj. Faqja “My Business” e kompanisë, për shembull, ofron mjete për të ndihmuar bizneset e vogla të shfaqen në hartat dhe në rezultatet e kërkimit për Mountain View./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter