I shoqi i vdiq në aksident, familjarët e tij tentojnë t'i marrin me dhunë fëmijën

Tepelenë- Dhuna në familje nuk ndodh vetëm te çiftet e reja. Një 26- vjeçare nga Tepelena, nënë e dy fëmijëve ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga xhaxhai i të shoqit të saj. Shkak ka qenë kujdestaria e fëmijëve të 26-vjeçares.Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më pare, kur 51-vjeçari M. Tafilaj nga Tepelena ka goditur me grushta në fytyrë e trup të venë e djalit të vëllait, duke i shkaktuar asaj dëmtime fizike.Ndërkohë mësohet se 51-vjeçari 24 orë pas arrestimit, sot në orët e pasdites M. Tafilaj është liruar nga burgu dhe Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje".Sipas rrëfimit të vetë të dëmtuarës, gjithçka ka ndodhur në qendër të qytetit Tepelenë në prani të djalit të saj të vogël 5-vjeçar, të cilin 51-vjeçari kërkonte t’ia rrëmbente nga duart.Pas kundërshtimit të nënës ai e ka goditur me grushta dhe si pasojë e goditjes 26-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar më pas ambulancën.“U hodh dhe kapi djalin për krahu dhe për rrobash. I thashë pse e kap ashtu me dhunë? Lëre, se do  marr policinë në telefon. Mere më tha. Me qëlloi në bark dhe tek syri me grusht, rashë pa ndjenja. Kur më qëlloi më tha që “do të vij të të vras në shtëpi”.  Ky është xhaxhai i burrit. Im shoq ka 4 vjet që më ka vdekur. Vjet më nxorrën urdhër mbrojtje, e bënë fallso, unë e di çfarë hoqa. Jam një e vë që po rrit dy jetimë, jam 26 vjeçe, se bën asnjeri në botë” - deklaroi me lot në sy 26 vjeçarja e dhunuar.Konflikti midis palëve duket se ka si shkak kryesor paaftësinë e nënës për t’u kujdesuar për fëmijët, pretendim i ngritur nga familjarët e të shoqit. 4 vite më parë i shoqi i saj humbi jetën në një aksident rrugor, ndërsa Yllka Tafilaj pësoi goditje të rëndë në kokë.Sot ajo ka si të ardhura të vetme pagesën e kempit, ndërsa shprehet se ka të nevojshme të punojë për të rritur fëmijët e saj. Ajo kërkon ndihmën e shtetit, ndërsa aktualisht është nën një urdhër mbrojtjeje, ndërkohë që ndihet e frikësuar për veten dhe fëmijët e saj.