Mitrovicë, tre vëllezër sulmohen nga serbët, vdes 1, plagosen 2 të tjerë
Mitrovicë-Albion Brahimi së bashku me dy vëllezërit e tij po ktheheshin nga mali kur një person i veshur me uniformën e ushtrisë serbe u ka dalë në rrugë dhe i ka qëlluar me armë të tipit kallashnikov.Ardian Brahimi ka humbur jetën kurse Alberti dhe Albioni kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit teksa vëllezërti kishin shkuar për të prerë dru ne mal, përkatësisht në fshatin Koshtov dhe Zubin Patok në territorin e Kosovës.18-vjeçari Ardian Brahimi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa dy vëllezërit e tjerë Alberti 19 vjeç dhe Albioni 16 vjeç edhe pse me plumba në trup kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa ndodhen për trajtim në Qendren Spitalore në Prishtinë.Albioni i shtrirë në mjekim intensive tregon si ka ndodhur ngjarja, teksa kanë qenë duke u kthyer kur një person i ka gjuajtur.Ndërsa drejtori i klinikës emergjente ka folur për gjendjen e të plagosurve, i cili thotë se bëhet fjalë për një gjendje të stabiluzar, por do te shikojmë në orët e mëtejshme si do të shkojë gjendje shëndetësore e tyre.Ndërkohë policia e Kosovës bashkë me prokurorët po vazhdojnë ekzaminimin e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk kanë gjetur ndonjë provë të dyshuar.