Gjirokastër, 104 mln lekë për rikonstruksionin e rrugës “7 krojet”

Gjirokastër- Ka qënë një nga segmentet më të dëmtuara në Gjirokastër, i përshirë në planin e integruar të rehabilitimit të 30 segmenteve të brendshme në qytetin e gurtë.Rruga që të çon në një prej komplekseve karakteristike të këtij qyteti '' 7 krojet'' i është nënshtruar punimeve rikonstruktuese duke përfshirë gjithë elementët inxhinierikë, trotuaret, ndriçim etj.Banorët pohojnë se prej vitesh kalimi në këtë segment ka qënë mjaft i vështirë, sidomos gjatë orëve të natës për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Ndërsa rritja e investimeve sipas tyre, do ta bëjë këtë zonë shumë të frekuentuar pasi të çon në një prej komplekseve më të veçantë.Rehabilitimi i këtij segmenti, pjesë e guidave turistike bëhet me një fond prej 104 milionë lekësh nga Qeveria shqiptare dhe Bashkia e qytetit.Ndërkohë, janë edhe 29 segmente të tjera rrugore në këtë qyetet ku ka nisur ndërhyrja, ku një pjesë e tyre ishin shtruar më parë me beton.Rikthimi i elementeve tradicionalë me kalldrëm, por edhe me pllaka guri do t'i rikthejë Gjirokastrës autencitetin e saj.