Tiranë, arrestohen 2 të rinj shkodranë me "Zastava" e fishekë në makinë
Tiranë – Dy të rinj shkodranë, 22 dhe 23 vjeç, janë arrestuar në flagrancë nga patrulla “Shqiponja” e Komisariatit nr.3 në Tiranë për mbajtjen e një pistolete “Zastava” ndërsa lëviznin me makinën e tyre në afërsi të “Zogut të Zi” .Policia njoftoi se rreth orës 16:50 të ditës së sotme, patrullat “Shqiponja” ushtruan kontroll në një makinë “Mercedez Benz” me targa AA 456 IH, pronari i të cilës ishte 22-vjeçari Muhamet Mustafa Liçi, banues në Shkodër. Liçi shoqërohej nga 23-vjeçari Abedin Eljaz Bajraktari, vjeç 23, edhe ai banues në Shkodër. Por, Bajraktari rezultonte i dënuar më parë për goditje për shkak të detyrës dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Nga kontrolli i ushtruar në automjet është gjetur një pistoletë “CZ Zastava”, 9 mm me një krehër me 15 fishekë. Po ashtu, në sediljen e pasme është gjetur edhe një krehër tjetër rezervë me 13 fishekë 9 mm si dhe një çantë me një sasi prej rreth 134.200 lekë të reja.Dosja e dy të rinjve tashmë do t’i kalojë për hetime të mëtejshme, Prokurorisë, pasi ata akuzohen, përveçse për armëmbajtje pa leje, edhe për moskallëzim krimi.ar.sh/Oranews.tv