Sarandë, policia kufitare shpëton dy plazhistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2014, 19:56
Sarandë-Policia kufitare ndërhyn në dy raste per shpëtimin e plazhistëve. Një në ishujt e Ksamilit dhe një tjetër në Borsh.Sipas policisë në një nga ishujt e Ksamilit, është plagosur Sefer Ahmetxhezaj, 34-vjeç nga Kosova.Ai është hedhur nga një lartësi dhe ka thyer shpatullën. Nga policia kufitare është transportuar me urgjence në spital.Ndërkaq, në Borsh, ka pesuar defekt disa milje larg bregut gomonia që drejtohej nga Erjon Tapollari, 32-vjec nga Tirana që ndodhej në shoqërinë e dy femrave.Skafi i policise kufitare ka ndërhyre duke tërhequr gomonen që po e merrnin rrymat detare.ex/oranews.tv/