Tiranë, arrestohet sërish Sokol Koçiu, ish-oficeri i Policisë Gjyqësore

Tiranë - Policia e Tiranës ka arrestuar sërish Sokol Koçiun,- ish-kolegun e saj, por tashmë avokat dhe drejtues i Byrosë Kombëtare të të Burgosurve. Arrestimi është kryer për shkak të një ndërtimi të paligjshëm që ai po kryente në Tiranë.

Sokol Koçiu, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, është arrestuar dhe ka kryer disa vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Ai u zbulua dhe u kap gjatë  operacionit të bujshëm "Kokaina". Pas daljes nga burgu, ai ka punuar si avokat.

Koçiu është një 6 të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit gjatë 2 ditëve të fundit, në kuadrin e masave që po merren për të frenuar dhe shembur ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.Në 48 orë, në shkallë vendi kanë evidentuar 64 ndërtime pa leje, janë proceduar penalisht 64 persona, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 56 prej tyre janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.Të dhënat i ka bërë publike sot, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato. Ai ka deklaruar se "ndaj të gjithë atyre personave, që do të konstatohen se kanë kryer një ndërtim të paligjshëm në tokë publike, shtetërore apo në tokën e tjetrit, do të merret masa e arrestit në flagrancë. Kjo vepër penale përbën krim dhe si e tillë Kodi Penal parashikon dënimin deri në 5 vite burgim.Po ashtu në të gjitha rastet që kryhen veprimet procedurale, nga strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet dhe verifikimi i të ardhurave të personave që kryejnë këto ndërtime abuzive, nëse janë produkt i veprimtarisë kriminale, duke konkluduar sipas rastit dhe me hapa të mëtejshëm ligjorë."ar.sh/Oranews.tv