Samiti, Berisha: Mjerisht të përfaqësuar nga njeriu që po shndërron vendin në protektorat krimi
Tiranë- Vetëm një ditë para nisjes së punimeve, ish-kryeministri ka përshëndetur mbajtjen e samitit për Ballkanin në Berlin. Përmes një postimi në fb, Berisha shprehet se ky samit dëshmon angazhimin e kancelarise gjermane për rajonin dhe proçesin e zhvillimit dhe integrimit te tij ne BE.“Te dashur miq, neser ne Berlin mbahet Samiti i 8 vendeve te rajonit tone nen drejtimin e Kancelares Angela Merkel. Une pershendes kete Samit, thirrjen si dhe dhe formatin e tij si nje ngjarje te rendesishme per Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit. Ky Samit deshmon angazhimin e kancelarise gjermane per rajonin dhe proçesin e zhvillimit dhe integrimit te tij ne BE. Ky Samit rikonfirmon dhe nje here se dyert e BE jane te hapura per ne. Samiti i Berlinit eshte nje inkurajim i madh per vendet tona per te ndermarre te gjitha reformat e domosdoshme ne proçesin e integrimit europian si e ardhmja e jone me e shkelqyer”.Por entuziazmi i zbehet ish-shefit qeveritar, kur mendon se nga kush përfaqësohet Shqipëria atje. Sipas Berishës vendi ynë përfaqësohet nga një Kryeministër që po e shndërron vendin ne nje protektorat krimi dhe mafieje.“Shqiperia, mjerisht, perfaqesohet ne kete Samit nga nje njeri qe po rrenon institucionet e pavarura per te qene vet president, kryeminister, kryeprokuror, kryegjykates, kryepolic. Ai po zevendeson shtetin ligjor, sigurine ligjore me shtetin policor, vullnetin e tij te semure dhe arkaik. Edi Rama me mazhorancen e tij te mbushur me vrases, pengmarres, trafikante dhe vjedhes ne te gjitha nivelet po zhben me shpejtesi ato standarte te arritura me mundim, sakrifica dhe ndihmen e miqve nga shqiptaret ne rrugen e demokracise. Ai po shnderron vendin ne nje protektorat krimi dhe mafieje”.Të gjitha këto fakte sipas Berishës, sado të hidhura, theksojnë dhe një herë domosdoshmërinë e mbajtjes së Samitit, i pari i ketij lloji qe nga viti 1878.“Por te gjitha keto te verteta te hidhura jo qe nuk e cenojne por e bejne edhe me te madhe vleren dhe rendesine e ketij Samiti per shpresen dhe besimin tone ne proçesin e integrimit europian. Si nje njeri qe nuk me leshon historia, dua te them se une por dhe çdo shqiptar ndjejme dhe nje kenaqesi tjeter. Ne kete Samit, i pari i ketij lloji qe nga viti 1878 ne Berlin, ne shqiptaret, asokohe te denuar ne menyre ekzemplare, perfaqesohemi neser aty me historine e feniksit, perfaqesohemi si dy vende te lira. Prandaj dhe nje here pershendes kete nisme te Kancelares Merkel dhe diplomacise gjermane, me te cilen ky vend, partner strategjik i Shqiperise, qe i ka dhene vendit tone nje ndihme prej 1 miliard euro, dhe vend lokomotiv i BE, deshmon perkushtimin e vet ndaj te ardhmes tone europiane!”