Pogradec, mbyten në liqen kushërinjtë, arrestohen pronarët e varkës
Pogradec-Dy kushërinj janë zhdukur rreth mesditës së sotme në ujërat e liqenit të Pogradecit, pak pasi ku kishin dalë me një varkë me pedale.Alarmin për zhdukjen e tyre e kanë dhënë fillimisht pushues të rastësishëm të cilët pasi kanë parë varkën bosh dhekanë njoftuar policinë.Dy adoleshentët Aleks Kula 14 vjec dhe Ardi Kosturi 18 vjeç janë nga fshati Libonik i Maliqit, dhe ndodheshin për pushime në Pogradec.Në varkën bosh policia ka gjetur vetëm sendet personale, si telefonat e portofolat e dy adoleshentëve të zhdukur.Mendohet se fillimisht ka rënë aksidentalisht nga varka 14 vjecari Aleks Kula , ndërsa 18 vjecari Ardi Kosturi duhet të jetë hedhur për ta shpëtuar, por nuk ia ka dalë, duke u mbytur edhe vet në ujërat e liqenit.Kërkimet nga polumbarët për gjetjen e trupave të dy adoleshentëve janë ndërprerë rreth orës 21:00. Ato do të rinisin sërish nesër në mëngjes , ku për verveç 2 polumbarëve të RENEA-s pritet të vijnë edhe të tjerë.Ndërkohë dy pronaret e varkave janë arrestuar tashme për dhënien me qera të mjeteve lundruese të miturve,ata rrezikojnë nga gjobe deri në 10 vjet burg. Ata janë Ilia Shyta, 63 vjç dhe Çelnik Zyferi 65 vjeç.
(Në foto: Dy kushurinjtë e mbytur Ardian Kosturi(majtas) dhe Aleks Kula(djathtas))