Antiduhani, nis implementimi i ligjit. Cako: Do të zbatohet me rigorozitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2014, 14:04
Vlorë-Nis puna për implementimin e ligjit me të fundit antiduhan hyrë në fuqi.Drejtoria e Shëndetit Publik ka ngritur tashmë grupet e punës për të ndaluar pirjen e duhanit në ambientet publike.Dy javët e para inspektorët do të jenë në terren në kuadër të fazës së këshillimit.Drejtoria e Shëndetit Publik ka ngritur 7 grupe inspektimi që do të shpërndahen në të gjithë qarkun e Vlorës.Implementimi i ligjit po mbështetet aktualisht nga policia dhe prefektura e qarkut .Ndërsa aksionet nuk do të ndalen, por do të jenë të shtrirë në kohë.