Siri, OKB: IS rekrutoi fëmijë 10 vjeç. Çdo të premte ekzekutohen civilë

Damask- Fëmijë 10 vjeçarë janë rekrutuar nga ushtria xhihadiste e ISIS aktive në Siri dhe në Irak. Këto të dhëna janë dorëzouar sot në Gjenevë nga komisioni i pavarur i OKB-së.Dosja hetimore flet për ekzekutime publike, prerje kokash, dhe torturash të tjera të cilat kryhen çdo të premte në zonat e Sirisë të cilat kontrollohen nga Shteti Islamik.Komisioni i hetimit mbi të drejtat e njeriut përshkruan një “spektakël të zakonshëm” në Raqa, një qytet fortesë e xhihadistëve në zonat e kontrolluara nga IS."Xhihadistët e ISIS por edhe forcat e qeverisë siriane kanë kryer masakra, sulme tortura dhe shumë vepra të tjera të dhunshme të cilat janë të barabarta me “krime kundër njerëzimit”  konfirmon raporti i OKB-së .IS përfaqëson një rrezik të dukshëm për civilët dhe në mënyrë të vecantë për minorancat që ka nën kontroll si në Siri ashtu dhe në Irak.Sa i takon autoriteteve siriane, vijon raporti, kanë përdorur armë kimike në një hark kohor prej 10 ditësh.Këto janë përdorur në 8 raste në muajin prill në perëndim të vendit.“Ka motive të thella të besosh se agjentët kimikë që janë përdorur në Kaif Zeita, Al-Tamanàa e Tel Minnis, dhe që ndoshta me bomba fuçi, janë hedhur nga helikopterët e qeverisë konfirmon komisioni.