Mbyllja e tregut Dinamo, tregtarët shesin kontrabandë për të mbajtur aktivitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2014, 15:33
Tirane-Kjo ishte gjëndja e tregut ditën kur i vendosi kyçin task forca prefekturë-bashki tregut të ish-uzina Dinamo. Një javë pas këtij momenti tensioni situata është kjo.Një pjesë e dyqaneve i kanë qepenat mbyllur, por disa ata më të pabindurit nuk e kanë respektuar vendimin e mbylljes duke iu rikthyer kontrabandës që të mbajnë aktivitetin e tyre në këmbë.Po ata që e kanë respektuar forcën e shtetit dhe janë transferuar në tregun e ri në autostradë? Ata rezultojnë në fakt më të pakënaqurit në gjithë këtë situatë.Por nuk janë vetëm këto hallet e tregtarëve.Tregu i ri i Kasharit është pranë autostradës në dalje të Tiranës dhe blerësit preferojnë më shumë ambulantët poshtë pallatit sesa të shpenzojnë rrugë deri atje.