Ndryshimet në Kodin Rrugor, ja shkeljet që ndëshkojnë kundravajtësit
Në kuadër të përmiresimit të gjendjes së sigurisë rrugore, Qeveria ka miratura sot projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.Ndryshimet e propozuara të Kodit Rrugor synojnë të përmirësojnë më tej sigurinë në qarkullimin rrugor me qëllim zvogëlimin e numrit të aksidenteve.Sipas një njoftimi të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës thuhet se ndryshimët në Kodin Rrugor përfshijnë dhjetëfishin e gjobave për ata persona të cilët dëmtojnë sinjalistikën rrugore.“Dëmtimet, shkarravitjet apo çdo shënimi në sinjalitikën rrugore ka rezultuar të ketë ndikim direkt në sigurinë rrugore, prandaj ndryshimet e miratuara nga Qeveria të Kodit Rrugor përfshijnë dhjetëfishimine gjobave ndaj kundravajtësve dhe detyrim për sjelljen në gjendjen e mëparshme të gjendjes së rrugës. Krijimi i zonave të shërbimit të pautorizuara me akses në rrjetin rrugor dhe lidhjet hyrëse dhe dalëse të pautorizuara në objekte apo territore që lidhen me sistemin rrugor, kanë qenë një nga burimet kryesore të aksidenteve në rrugë, prandaj edhe masat administrative me gjobë do të 10 fishohet për kundravajtësit e kësaj natyre.”Gjithashtu me gjoba 4-fish do të ndëshkohën ata që vendosin reklama apo njoftime të paautorizuara në perimetrin e rrugës..“Një nga shqetësimet me pasoja për drejtuesit e mjeteve janë vendosja e çdo lloj reklame apo njoftimi të pautorizuar në perimetrin rrugor, veprim i cili me ndryshimet në Kodin Rrugor do të ndëshkohet më gjoba katërfish të atyre aktuale. Për më tepër subjektet apo individët kundravajtës do të detyrohen të paguajnë dëmete shkaktuara të infrastrukturës rrugore.”Po ashtu një ndër ndryshimet në Kodin Rrugor është edhe marja e lejës së drejtimit. Është kërkuar që të ketë kontrolle shëndetësore dhe psikike për kandidatët që do pajisen me leje drejtimi.“Aftësimi i duhur dhe përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve është parakusht për rrugë më të sigurta. Për këtë, disa prej ndryshimeve të miratuara sot në Kodin Rrugor konsistojnë në përafrimin e legjislacionit europian për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore. Më konkretisht, do të ketë kërkesa të përmirësuara ndaj kandidatëve për lejedrejtimi përsa i përket kontrollit shëndetsor dhe psikik. Gjithashtu, sistem i ri i lejeve të drejtimit do të konsistojë në zbatimin e sistemit të pikëve për lejete drejtimit, duke synuar kështu rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve.Së fundmi, ndryshimet në Kod do të detyrojnë drejtuesi të pajisin mjetet me ndenjëse të posaçme për transportin e fëmijëve deri në 12 vjec.”Sipas Minstrisë së Transporteve në vitin 2013 u regjistruan 773 aksidente të rënda, ndër të cilat 295 ishin fatale.ex/oranews.tv/