Shkodër, "sms" që kryqëzoi policin: Hajde në hotel, do të kalojmë mirë
Shkoder-Mesazhet ne telefonin privat dhe ngacmimet ne facebook, kanë vënë me shpatulla pas murit ish-shefin e policisë Velipojë Ernest Paluku, arrestuar të martën e 26 gushtit 2014 nga SHKB-ja.Në masën e sigurisë për oficerin e policisë,prokuroria ka zbardhur disa detaje të historisë se si ka filluar dhe vazhduar deri në mometin e arrestimit të Palukës,nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj shtetases Rudina.M dhe shpërdorimit të detyrës.Sipas prokurorisë Rudina.M është paraqitur në komisaritin e Shkodrës për të kallëzuar burrin e saj për shkak se e kishte kërcënuar dhe dëmtuar makinën në plazhin e Velipojës. Pas kësaj asaj i është thënë se duhet të denonconte në Velipojë,pasi atje kishte ndodhur vepra penale.Gruaja është ndihmuar nga oficerët e Shkodrës,duke i dhënë emrin dhe numrin e shefit të policisë së qytezës bregdetare. Pasi e ka pritur në zyrë dhe dëgjuar problemin e Rudina M, Ernest Paluka i ka dhënë një numër tjetër për të komunikuar dhe i ka ofruar që të qëndrojë në një hotel në Velipojë.Pas kësaj Paluka ka tentuar ta puthë dhe ngacmojë me fjalë gruan,por ajo ka mundur të largohet. Ernest Paluka nuk është mjaftuar me kaq duke vazhduar të ngacmojë për ditë të tëra 30 vjeçaren,nën e dy fëmijve.Pretendimet e Rudina M se është ngacmuar vazhdimisht nga Paluka janë faktuar dhe kqyrja e numrave të celularit dhe profilet e facebookut,të dy personave të përfshirë në këtë histori.Sipas organit të hetimit është provuar e gjitha ajo çfarë ka ndodhur në zyrën e ish-punonjësit të policisë së shtetit. Duke marrë në konsideratë këto faktë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër vendosi të lërë në burg Ernest Palukën,i cili është personi i dytë i arrestuar në pak ditë që kërkon favore seksuale.
(Në foto: Ernest Paluka dhe masa e arrestit dhënë nga Gjykata e Shkodrës)