Tiranë, kapet me 1 kg heroinë në banesë, arrestohet nga policia

Tiranë- Një person ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Ndalimi i tij u bë gjatë një operacioni, që forcat e komisariatit numër 4 kanë ndërmarrë në kryeqytet.Efektivët e policisë gjatë kontrollit në një banesë pranë shkollës “Bajram Curri” gjetën dhe sekuestruan 1 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, ndërsa vunë në pranga pronarin e banesës.Nga ana e bluve vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet në ngarkim të të arrestuarit do ti referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.