Tiranë, një ditë në kaosin e autobusëve urbanë të Unazës...
Tiranë - Autobusi i Unazës në stacione nuk vjen asnjëherë në një orar të caktuar. Ndoshta duhen pritur minuta të tëra për ta shfrytëzuar trasportin publik. Por, edhe pasi hipën në autobusin urban, përballë të shfaqen një sërë problemesh që qytetarët nuk hezitojnë t’i shprehin në kamera."Unë nuk e dua taksi autobusin, e dua normal, - shprehet një qytetare. - Kam vite që udhëtoj me linjën e Unazës dhe ajo nuk u bë asnjëherë normal. Kam shkruar deri në njëfarë rruge dhe kam zbritur për të marrë taksi për të shkuar në orar në punë. Kaq njerëz këtu dhe as kondicionerë. Disa kohë ecën shpejt madje. Thamë shyqyr, kënaqësi e madhe. Tani kanë filluar prapë avazin..."Por, drejtuesit e autobusëve, ndoshta me shumë të drejtë, e kanë justifikimin e argumentuar për të gjithë këto probleme."Sipas pasagjerëve, - tha gjysëm me humor e gjysëm seriozisht, drejtuesi i autobusit ku ndodheshim, duke treguar trafikun e rënduar, - shoferi duhet t’i marrë përpara këto makina që shihni. Nuk është çështje ecjeje pra. Pra, unë duhet të futem me të kuqe, t’i marr përpara tërë këto makina. Qendrojnë fjalët e kësaj zonje, nuk them jo, por dhe ne na mirëkuptoni."Tirana si kryeqytet, qarkullon në rrugët e saj, 1/3 e popullsisë, që do të thotë mjete pa fund në rrugët e pakta që ka dispozicion, fakt ky që nxjerrr në pah, mënyrën kaotike të zhvillimit urban, por edhe nevojën për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, që rëndon në kurriz të qytetarëve, qoftë dhe të atyre që nuk e përdorin transportin publik.Oranews.tv