Ligji antiduhan, inspektorët kontrolle në Elbasan, qytetarët pro dhe kundër

Elbasan - Edhe në Elbasan nisi të vihet në zbatim ligji anti-duhan. Edhe pse ky ligj rikthehet për të tretën herë, pritet zbatueshmëri nga pronarët e lokaleve, por edhe ndërgjegjësim nga ana e konsumatorëve.Kreu i ISHP-së, Eltar Deda, ka qenë i pranishëm në Elbasan ku u njoh edhe me inspektim që u krye. Deda tha se "kontrolli ishte i befasishëm dhe nuk u gjetën duhanpirës. Ligji ka filluar të zbatohet, duke parë ndërgjegjësim. Në rast shkelje do të ketë penalizim, duke aplikuar me gjobëvënie. "Por qytetarët elbasanas janë të ndarë në qëndrimet e tyre. Një pjesë inkurajojnë qeverinë për rikthimin e ligjit, ndërsa pjesa tjetër janë skeptik në zbatueshmërinë e tij.