Festa e karnavaleve në Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2014, 17:13
Moti i keq me shi nuk pengoi britanikët të dalin në rrugë të festojnë festën e Karnavaleve të cilat datojnë që nga viti 1965 e tashmë janë kthyer në një traditë të përvitshme. Në shfaqje morën pjesë shumë banda muzikore që prezantuan kulturën dhe kostumet shumë ngjyrshe në rrugët e Notting Hill duke i dhënë emocion dhe pasion rrugëve të qytetit britanik.