INUK s'ndal aksionin, Zyhdi Dajti: Nën varësinë e policisë do forcohet puna

Tirane- Një ditë pas vendimit për shkrirjen e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik me ministrinë e Brendshme INUK ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në kryeqytet.Vetë kreu i këtij Inspektoriati e përcakton këtë ndryshim me një shpjegim të shkurtër.“Do forcohet puna akoma më shumë” thotw Zyhdi Dajti.Aksioni i shëmbjeve fillimisht ka nisur në sheshin “Nënë Tereza” ku do të shemben 6 objekte.Pronarët e ndërtesave shprehen të irrituar se nuk janë njoftuar zyrtarisht për shembjen dhe kërcënojnë me padi në gjykatat shqiptare dhe në Gjykatën e Strasburgut.“Ka ardhur vetëm një njoftim për parashikim për prishje dhe asnjë vendim. Çdo gjë e kam marrë vesh në gazetë. S’më ka ardhur letër zyrtare. Është abuzim . do ankohem deri në Strasburg” thotë pronarja e një dyqani. Në bazë të vendimit të nxjerrë së fundmi INUK do të mbështet në aksionet për shëmbjen e ndërtimeve pa leje edhe nga forcat policore.