Elbasan, fund pritjeve për pensionin, do të respektohet afati 45 ditor
Elbasan - Sigurimet Shoqërore në Elbasan premtojnë t’u japin fund, pritjeve të personave të sapodalë në pension, të cilët në disa raste sorollateshin me muaj të tërë apo edhe një vit, për të përfituar pensionin, ndërkohë që afati ligjor ishte 45 ditë.Drejtori i DRSSH-së, Shkëlqim Duka, vlerëson se do të ketë ndryshim të procedurave të hartimit të dosjeve të pensionit. Fillimisht, tha ai, puna ka nisur me dosjet e prapambetura që prej kohësh nuk shqyrtoheshin, për t’u fokusuar me pas tek aplikimet e reja të qytetarëve për të marrë pension.“Është abuzuar maisivisht me këtë afat kur sheh që ka dosje që kanë nga 8 muaj deri në 1 vit apo 1 vit e gjysëm që nga araqitja e kërkesës dhe pensionistit nuk i është lidhur pensioni. Po punojmë për riorganizimin e të gjithë sektorëve të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që të evidentohen të gjitha hallkat ku zvarriten dhe ku pengohet paralizimi i lidhjes së pensionit kur ka një afat të përcaktuar prej 45 ditësh.Kryesisht, për të vetëpunësuarit në bujqësi, Instituti I Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria e Punës pritet të rishikojnë skemën e pensioneve; gjithashtu, do të ndryshojnë edhe tarifat e kontributit vullnetar.Oranews.tv