Një kroate në krye të BE-së në Tiranë, "Ora News" zbulon pasuesen e Sequit
Tirane- Një kroate pritet të jetë përfaqësuese e BE-së në Shqipëri. Romana Vlahutin, është kandidatja favorite për të qenë pasardhëse e italianit Ettore Sequi në zyrën e BE-së në Tiranë.Burime te besueshme diplomatike te Ora News bëjnë me dije se Romana Vlahutin, është në pritje të zyrtarizimit të marrjes së detyrës së ambasadores së BE-së në Tiranë.Kroatja Vlahutin është këshilltare e Presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, dhe njihet si një njohëse e mirë e rajonit dhe e BE-së.Mësohet se ajo ka qenë një nga emrat kyç që ka negociuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE, çka duket se do tia lehtësojë punën e diplomatës në një vend që tashmë ka hyrë në një faze ten re në rrugën integruese europiane, pasi gëzon statusin e kandidatit.Institucionet e Bashkimit Europian të sapo dala nga një proces zgjedhor dhe ende pa formuar kabinetin e ri të Brukselit thuhet se nuk do ta kenë zgjerimin e BE prioritet, megjithate fakti që një kroate sillet në temperaturat e larta të Tiranës politike dëshmon besimin e europianeve se ballkanasit kanë më shumë shanse ta kuptojnë njëri tjetrin edhe kur vendimet e tyre nuk para kanë shumë kuptimAshtu si edhe Ettore Sequi, që hapat e para të karrierës i ka pasur në gazetari edhe Romana Vlahutin vjen nga bota e komunikimitTanimë pritet vetëm qe edhe zëvendësuesi i ambasadorit amerikan Arvizu të marrë dritën jeshile për të ardhur në Tiranë, për të përfunduar trupën e re të ambasadorëve të së ashtuquajturës Trojka.
(Ne foto: Momenti i takimit të lamtumirës së Sequit me Ramën dhe në të djathtë Romana Vlahutin)