Nishani-Leitl: Austria kontribut në konsolidimin e demokracisë
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se Austria ka dhënë kontributin e saj për konsolidimin e demokracisë. Deklarata është bërë gjatë takimit me Presidentin e Dhomёs Ekonomike tё Austrisё, Christoph Leitl, në ditën e fundit të qëndrimit të tij.“Ne e konsiderojmё Austrinё njё partner shumё tё rёndёsishёm politik dhe ekonomik, jo vetёm nё planin dypalёsh, por edhe nё planin rajonal dhe mё gjerё. Nёpёrmjet ndihmёs dhe investimeve ka qenё mbështetёse shumё e rёndёsishme e pёrpjekjeve tona pёr konsolidimin e demokracisё, shtetit ligjor, ekonomisё sё hapur tё tregut dhe procesit euro-integrues”, është shprehur Nishani.Duke vёnё nё dukje veçmas suksesin e investimeve nё bujqёsi, financё, sistemin bankar, energji, infrastrukturё, Kreu i Shtetit nёnvizoi se ka ende shumё hapёsirё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё sipёrmarrjes austriake nё Shqipёri dhe shtoi se eksperienca e deritanishme, me historitё e suksesit dhe problemet e shfaqura, shёrben si bazё pёr gjetjen e stimujve nxitёs pёr promovimin e bashkёpunimit tonё ekonomik.Presidenti Nishani e siguroi Leitl pёr vullnetin e institucioneve shqiptare pёr promovimin e bashkёpunimit ekonomik dhe tё gjithanshёm me Austrinё dhe se vetё Presidenti do tё jetё gjithashtu njё zё i fortё nё mbёshtetjen e kёtij bashkёpunimi.Nga ana e tij, Leitl shprehu kёnaqёsinё e veçantё pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat nga Shqipёria dhe shprehu dёshirёn pёr ta parё sa mё parё vendin tonё si anёtare tё Bashkimit Evropian.Duke folur pёr bashkёpunimin ekonomik, Leitl tha se ndihet i inkurajuar nga gatishmёria e institucioneve shqiptare pёr krijimin e njё klime tё favorshme pёr biznesin, gjё qё do tё ndikojё nё rritjen e investimeve dhe theksoi nё mënyrё tё veçantё se "Austria mund tё kontribuojё nё fushёn e arsimit profesional nё pёrputhje me kёrkesat e tregut tё punёs dhe tё mёsuarit gjatё gjithё jetёs, si njё nga vendet mё me eksperiencё nё Evropё dhe mё gjerё nё kёtё fushё."