Fier, cilësia e ajrit në nivele alarmante, ndotësit automjetet dhe sektori i ndërtimit
Fier- Tre herë më shumë se norma e lejuar është shkalla e ndotjes së ajrit në qytetin e Fierit.Të dhënat janë bërë të ditura nga shefja e Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Burbuqe Goreja, e cila tregon se për shtatë mujorin e parë të këtij viti, matjet kanë rezultuar mbi normë në të katërt pikat kyçe të matjes së ajrit.Duke u ndalur në shkaqet kryesore të kësaj shkalle ndotje që ka ajri në qytetin e Fierit shefja e Higjenës pranë DSHP-së, Goreja etiketon automjetet dhe sektorin e ndërtimit.Edhe pse monitorimi i ajrit në qytetin e Fierit është bërë në periudha të ndryshme të vitit, shifrat flasin për ndotje të lartë mbi 95 mikrogram/m3 nga norma e lejuar për Shqipërinë dhe në mbi 150 migrogram/m3 nga norma e lejuar nga OBSH.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter