Ndërtimet pa leje, do verifikohet çdo leje, hetim pasuror dhe porositësit
Tirane- Çdo ndërtim do i nënshtrohet kontrollit të rreptë të policisë së shtetit dhe cdo veprimtari e palgjishme do të procedohet penalisht, përfshi këtu dhe hetimin pasuror të porositësit të ndërtuesit e kujdo tjetër që ka lejuar ndërtimin pa leje.Ky është urdhi që i është shpërndarë policisë së shtetit nga ministria e Brendshme i bërë i ditur sot në një deklaratë për shtyp nga ministri i Brendshëm.Policia e shtetit ka marrë urdhër të procedojë penalisht çdo krim mjedisor dhe çdo person të përfshirë në këtë veprimtari. Po kështu masa ndëshkimore deri në shkarkim do të ketë edhe për policët të cilët do të mbyllin sytë para këtij krimi.Gjithashtu Ministria e Brendshme do të kërkojë të administrojë të gjitha lejet ndërtimore dhe praktikat për për çdo leje legalizimi.“Në kuptim të ligjit të ndërtosh është krim, të përfshihesh në ndërtim pa leje është pjesëmarrje në krim, të lejosh të ndërtosh pa leje është krim. Çdo punëtor, mbikqyrës kantieri përgjegjës transporti dhe çdo mjet që transporton lëndë ndërtimore për llogari të kësaj veprimtarie do të ndalohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht dhe do të dërgohet para drejtësisë për pjesëmarrjen në këtë krim. Në përputhje me këtë do kërkojmë të administrojmë të gjitha lejet ndërtimore të dhëna nga autoritetet vendore dhe praktikat për çdo leje legalizimi. Çdo ndërtim do i nënshtrohet kontrollit të rreptë të policisë së shtetit dhe cdo veprimtari e palgjishme do të procedohet penalisht, përfshi këtu dhe hetimin pasuror të porositësit të ndërtuesit e kujdo tjetër që ka lejuar ndërtimin pa leje.”Çdo punetor e polici mban përgjegjësiPo kështu çdo punëtor mbikqyrës kantieri, përgjegjës transporti dhe çdo mjet që transporton lëndë ndërtimore për llogari të kësaj veprimtarie do të ndalohet shoqërohet dhe procedohet penalisht dhe do dërgohet para drejtësisë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet kriminal.Ministria i bën apel çdo qytetari të bashkëpunojë për ndalimin dhe goditjen e çdo krimi mjedisor në territorin e vendit. Të denoncojnë në 129, ndërtim pa leje, prerje pemësh apo sipërfaqë pyjore shfrytëzim të lumejve e plazheve. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që Shqipëria duhet të mbyllë një herë e mire shkatërrimin. I bëj thirrje të denoncojnë çdo mos veprim të strukturave të policisë së shtetit duke lejuar veprime të paligjshme. Çdo punonjws i policisw që nuk do përmbushë detyrën do të mbajë përgejgjësi duke nisur nga procediumi disipinor deir te shkarkimi nga detyraINUK ndryshim rrënjësor të funksionimitSa i takon kalimit të INUK në varësi të ministrisë së Brendshme kemi të bëjmë me një ndryshim rrënjësor të funksionimit të tij.“Nuk bëhet fjalë për një kalim mekanik por për një reformë të plotë të ushtrimit të përgjegjësive në një autoritet të ministrisë së Brendshme së bashku me policinë për të luftuar ndërtimet pa leje. Ndryshon rrënjësisht mënyra e funksionimit dhe bashkëpunimit innstitucional. Është ndryshim radikal dhe qasje në funksionim të insitucionit dhe bashkëpunim mes instancave të autoriteteve vendore dhe në vullnetin për të trajtuar çdo ndërtim pa leje në krim mjedisor.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter