Rama i përgjigjet Nishanit për akuzat në Austri: Foli si një anëtar i vjetër i PD
Tiranë - Nga aeroporti "Nënë Tereza" kur po nisej per në Berlin për të harmonizuar bashkëpunimin me vendet e Ballkanit, Kryeministri Edi Rama shpërtheu me gjuhë të ashpër ndaj kreut të shtetit.I pyetur nga Ora News për sulmin që kreu i shtetit i bëri qeverisë gjatë fjalës së tij të mbajtur në Forumin Europian Alpbach në Austri, Rama u përgjigj duke e quajtur Niashanin, një anëtar të vjetër të Partisë Demokratike.“E thënë nga një anëtar i vjetër i PD-së ka absolutisht besueshmëri dhe mjafton t'i referoheni PD-së në qeveri e PD-së opozitë për të kuptuar sa e vërtetë është kjo që ka thënë Presidenti.”Kjo deklarate paralajmeron nje sezon të përflakte politik në vend.Çfarë tha Nishani dje“Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave.”Kryeministri zgjodhi që vetëm pak minuata para se të merrte fluturimin për në Gjermani, të bejë publik dokumentin që do ti paraqitet konferencës.Infrastruktura rajonale, bashkëpunimi energjitik, mbështetja e sipërmarrjes dhe turizimi, do të jenë shtyllat themelore të diskutimit.