Rinkevics-Ramës: Urime për statusin, Letonia ju mbështet për integrim
Kryeministri Rama në kuadër të përgatitjes të Letonisë për presidencën e rradhës në BE, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics, i cili që në nisje të takimit shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.Kryeministri Rama dhe Ministri i jashtëm letonez vlerësuan se “fryma miqësore dhe bashkëpunuese karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve”.Ata shprehën vullnetin e përbashkët të dy qeverive për konsolidimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen, si dhe për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit në sferën ekonomike dhe atë politike.Në takim u diskutua gjerësisht mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, por edhe të rajonit në tërësi. Në këtë këndvështrim, kryeministri u shpreh se bashkëpunimi rajonal merr një rëndësi të veçantë për një të ardhme të përbashkët më të mirë për qytetarët e këtyre vendeve.Nga ana e tij, Ministri i jashtëm letonez Rinkevics vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fusha të ndryshme, si dhe arritjet e saj në procesin e integrimit, duke theksuar se Letonia do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrahë Shqipërinë në këtë rrugëtim.Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar që të ecë përpara me procesin e integrimit të vendit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që i takojnë.