Kodheli pret pilotët që u sulmuan në Dukagjin: Krenarë, faleminderit djema
Tiranë- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti sot në një takim pilotët e Forcave Ajrore, të cilët u sulmuan gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin. Gjatë bisedës, Kodheli falenderoi pilotët për punën e tyre të jashtëzakonshme jo vetëm në këtë rast por edhe në aksionin e ndërmarrë vetëm pak ditë më parë në Lazarat.“Sot prita ne zyrën time pilotët të cilët vunë jetën në rrezik në aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit antikanabis në veri të vendit. I falenderova për punën e tyre të jashtëzakonshme jo vetëm në këtë rast por edhe në aksionin e ndërmarrë vetëm pak ditë më parë në Lazarat. Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja në emër të tyre, më siguroi se “ata plumba prekën metalin, por jo guximin dhe dëshirën tonë për të vazhduar luftën për vendosjen e rregullit dhe shtetit ligjor”. Shumë faleminderit djema!” shkruan Kodheli në fb.Pilotët nënkolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla, të Forcës Ajrore rrezikuan jetën gjatë aksionit të ndërmarrë në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër lëndëve narkotike.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter