Grushta në Kuvendin maqedonas, deputetët shqiptarë gjakosin njëri-tjetrin
Maqedoni-Grushta mes deputetëve shqiptarë në parlamentin maqedonas.Incidenti është regjistruar në seancën e sotme plenare, ku po diskutohej për rishikimin e buxhetit.Konflikti ka shpërthyer midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi, të cilët kanë shkuar deri në përleshje fizike.Mësohet se ndërsa deputeti Xhaferri kishte fjalën dhe po shprehte qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese, deputeti i PDSH-së, Ibrahimi i revoltuar ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të tij.Për shkak të kësaj ka nisur edhe përleshja fizike dhe dy deputetët kanë shkëmbyer grushta midis tyre.Në një moment kanë ndërhyrë deputetët e tjerë dhe shërbimet e parlamentit. Ndërkohë kreu i parlamentit ka ndërprerë seancën, duke kërkuar disa minuta pushim.Më pas parlamenti ka vijuar punimet sipas rendit të përcaktuar. 

(Në foto: Deputetët Talat Xhaferri (majtas) dhe Orhan Ibrahimi (djathtas) të cilët patën konflikt)