Universitet në Shqipëri, studentët nga trojet shqiptare kanë dhe 2 ditë afat

Tiranë – Studentët nga trojet shqiptare, që do të duan të ndjekin universitetet në Shqipëri kanë afat edhe dy ditë për dorëzimin e dokumentave të tyre. Ministria e Arsimit ka njoftuar sot se afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 28 gusht 2018.“Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave, - thuhet në njoftimin e MAS, - si dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00. Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.”Po ashtu, Ministria ka njoftuar se “dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në Institutet e Arsimit të Lartë përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS.”Ministria e Arsimit ka nënvizuar që “dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës. Aplikantët nga Kosova duhet të kenë domosdoshmërisht me vete vërtetimin mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit.” Po ashtu, Ministria e Arsimit ka dhënë edhe numrat e telefonit, që studentët nga trojet shqiptare të mund të sqarohen: +355 4 22232455 dhe; +355 4 2227300ar.sh/Oranews.tv