Harrohet Nënë Tereza, 104 vjetorin e lindjes ia kujton vetëm Berisha

Tiranë- Sot shënohet 104 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza, e megjithatë askush nuk është kujtuar për këtë fakt.Të paktën deri më tani asnjë aktivitet zyrtar nuk është zhvilluar në nderim të figurës së saj. I vetmi që vazhdon ta kujtojë çdo vit është ish-kryeministri Berisha.Në faqen e tij zyrtare në fb, ai i ka dedikuar një falenderim dhe mirënjohje shenjtores që idha nder dhe emër më shumë se kushdo tjetër kombit shqiptar.“Sot ditelindja e nobelistes Nene Tereza, shqiptares me te shquar te te gjitha koherave!Kjo eshte nje dite e mirenjohjes sone me te thelle ndaj bijes, gruas, qe me forcen e pakufishme te dashurise dhe dhembshurise se shpirtit te saj pushtoi zemrat e njerezve te qyteteruar ne mbare boten dhe i dha nder dhe emer, me shume se kushdo tjeter, ne kohen me te veshtire, emrit shqiptar dhe kombit shqiptar”.Ndërkaq Berisha përmend dhe vizitën e Papa Françeskut.“Ne pak jave, Shqiperia dhe shqiptaret presin me shume kenaqesi, ne nje vizite historike, Papa Françeskun. Ati i Shenjte vjen ne dheun e Nene Terezes, shenjtores se dhembshurise njerezore! “Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 dhe u nda nga jeta më 5 shtator 1997.