Procedohen penalisht 14 persona për ndërtime pa leje dhe prerje pyjesh
Tiranë- Një ditë pas takimit me Kryeministrin Rama dhe Ministrin Tahiri, strukturat e policisë kanë kaluar në veprime konkrete për të goditur çdo krim mjedisor, kryesisht ndërtimet pa leje.Vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka nisur procedim penal ndaj 14 shtetasve, nga të cilët 7 për ndërtime të paligjshme dhe 7 për prerje të paligjshme të pyjeve.Kështu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Gëzim C., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi orës 18:00, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për 2 shtetas, përkatësisht:- shtetasin Altin B., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, është konstatuar se në rrugën “Pjetër Bogdani”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.- shtetasen Elona V., vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, është konstatuar teksa në ambientet e banesës po kryente punime pa leje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për 2 shtetas, përkatësisht:- shtetasin Florian S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:30, është konstatuar se afër banesës ka ndërtuar një objekt shtesë pa leje.- shtetasin Refki P., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, në rrugën “Sami Frashëri”, u konstatua se ka bërë rikonstruksion pa leje në tre kate.Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Julian P., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, në rrugën e “Dibrës”, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Durrës filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Flamur K., vjeç 34, banues në Durrës, pasi është konstatuar se në lagjen nr.16/1, ka bërë një ndërtim pa leje.Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ndërtim i paligjshëm.Po gjatë ditës së djeshme nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë janë proceduar penalisht 7 persona për prerje të paligjshme të pyjeve, përkatësisht:Nga Komisariati i Policisë Korçë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Marjus S., vjeç 21, banues në Maliq, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në hyrje të Maliqit, me mjetin tip fugon u kap duke transportuar 6 m³, lëndë drusore, pa leje.Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Devoll:- filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Blerti K., vjeç 36, Kleo K., vjeç 23, Denis K., vjeç 23, Igli C., vjeç 22 e Xhuliano Xh., vjeç 20, banues në fshatrat Miras e Çetë, pasi dyshohen se në afërsi të fshatit Qytezë, u kapën duke transportuar 2 m³ dru, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës u bllokua lënda drusore dhe dy motoseka.- filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Bashkim A., vjeç 63, banues në fshatin Kuç, pasi dyshohet se në aksin rrugor Poloskë- Bilisht, u kap duke transportuar me një traktor bujqësor 10 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve.