Austri, jep dorëheqjen ministri i Financave

Ministri i Financave, njëkohësisht zv.kancelari i Austrisë, Michael Spindelegger ka dhënë dorëheqjen pas kritikave të forta e të vazhdueshme nga Partia e tij, "Partia Popullore".Deklarata befasuese e tij për të dhënë dorëheqjen publikisht u bë mëngjesin e sotëm, në një konferencë për mediat nga Ministria e Financave.Spindelegger e argumentoi dorëheqjen e tij nga këto dy poste me faktin se gjithnjë e më shumë po haste në kritike dhe po humbte mbështetjen në rradhët e partisë konservatore, social-demokratëve dhe vetë partisë së tij popullore, për shkak të debatit më të fundit mbi reformën në sistemin e taksave.Ai tha se kjo reformë është mëse e nevojshme për të lehtësuar xhepat e taksa-paguesve por ajo duhet të implementohet dhe të hyjë në fuqi në kohën e duhur dhe jo tani."Në këtë parti duhet të kemi kohezion. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë ka ardhur moment që unë të largohem" tha kreu i financave austriak.Michael Spindelegger ka qënë kohët e fundit në një luftë të vërtet dhe debat të zjarrtë me partnerin në koalicion, partinë OVP, rreth mënyrës se si të financojë të ardhurat nga shkurtimi i taksave, në përpjekje për të nxitur rritjen e ekonomisë.Spindelegger ka qënë gjithashtu kohët e fundit nën presion edhe nga partia që ai drejton, me shumë anëtarë që kërkojnë një reform urgjente në sistemin e taksave, duke dalë nga kursi i ndjekur prej ministrit të financave deri më tani.Vendimi i Spindelegger ka qënë ekstrem pasi ai ka dhënë dorëheqjen nga çdo post që ka mbajtur, nga kreu i partisë, nga posti i zëvëndës kancelarit dhe nga posti i ministrit të Financave.54-vjecari mbante postin e zv.kancelarit dhe kreut të partisë, ndërsa financat e vendit i drejtonte që nga dhjetori i vitit 2013. Përpara se të merrte këtë post, Spindelegger ka qënë ministër i Jashtëm.Spindelegger po dorëhiqet nga financat e shtetit, në një kohë që ekonomia vijon rrugën e rimëkëmbjes.Në tremujorin e dytë të vitit, Prodhimi i Brëndshëm Bruto i Austrisë u rrit me 0.2%, ndonëse është një rritje në një nivel aspak të kënaqshëm sipas Institutit për Kërkime Ekonomikë në vend.Në vend, sektori i bizneseve dhe konsumi privat kanë shënuar rënie të ndjeshme ndërsa tregtia e huaj, pra eksportet kanë njohur rritje duke dhënë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.Sa i përket papaunësisë, në krahasim me një vit më parë, në muajin korrik ajo është rritur me 9.7%, duke numëruar 351 mijë të papunë.