Sot përkujtohet ditëlindja e Nënë Terezës, 10 shprehjet e saj më inspiruese

Sot përkujtohet ditëlindja e Nënë Terezës, fituesës së çmimit Nobel për paqen e cila lindi më 26 gusht të vitit 1910.E quajtur si nëna e gjithë botës, por që jetën ia kushtoi të varfërve, të sëmurëve dhe përkushtimit ndaj Zotit Nënë, Tereza kujtohet për veprat e saj humanitare dhe thëniet e pavdekshme për jetën e njerëzimin.Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?Ne jemi krijuar jo që të jemi të suksesshëm, por të jemi të mëshirshëm.Të varfërit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohe. Ne nuk duhet ti japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të brektisur nga shoqëria dhe të refuar nga të gjithë.Nëse luksi na rrethon, në humbin shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfërit nëse ne njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.Nuk kam qënë kurrë më parë në një luftë, pork am parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndenjë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.Të lutem gjej mënyrën për të vënë paqe. Mund të ketë fitues dhe humbës por të gjithë tmerrohen nga kjo.  Por që nuk mund kurrë të justifikojë vuajtjet, dhimbjen dhe humbjen e jetës që armët tuaja do të shkaktojnë- letër drejtuar Xhorxh Bush dhe Saddam Hussein në vitin 1991.Kam ëndërruar sikur isha në portat e parajsës dhe Shën Pjetri më tha: Kthehu në Tokë. Këtu nuk ka njerëz të varfër.