Kriza në Ukrainë, Poroshenko takohet sot me Putin
Minsk- Presidenti ukrainas Petro Poroshenko do të takohet sot me homologun e tij rus Vladimir Putin, në samitin që pritet të zhvillohen në Minsk, kryeqytetin bjellorus.Takimi vjen pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve, pas fushatës së nisur nga ushtria ukrainase kundër rebelëve seperatistë.Ukraina tha dje se trupat e saj kanë kapur peng 10 rebelë që luftonin në lindje të Ukrainës.Ndëra Rusia e ka mohuar mbështetjen për ta. Ndonëse do të marrin pjesë në të njëjtën tryezë bisedimesh, në prani edhe të liderve të BE-së dhe SHBA-ve, ende nuk dihet nëse Poroshenko dhe Putin do të zhvillojnë takim kokë më kokë. Për herë të parë dhe të fundit, dy presidentët u takuan bashkë dhe shtrënguan duart në muajin qershor në Francë. Këto bisedime vinë vetëm disa orë pasi presidenti Poroshenko shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme në vend në 26 tetor.Sipas tij, janë vetë qyettarët që duan një qeveri të re. Nga ana e saj, Rusia, është shprehur se është vetë Ukraina e cila me fushatën ushtarake që po ndërmerr në lindje po shkakton një krizë humanitare.E pavarësisht bisedime, sërish në Donjetsk, mediat lokale raportojnë për të shtëna me armë.Që nga muaji prill kur nisi konflikti i armatosur mes dy vendeve, më shumë se 2 mijë persona kanë humbur jetën, kryesisht në Donjetsk dhe Luhansk. Këto dy rajone shpallën pavarësinë nga Kievi, duke pasuar aneksimin e rajonit të Krimeas në muajin mars.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter