Ngrirja e lejeve të ndërtimit, Malltezi: Veprim mes diktaturës e çmendurisë
Tiranë- Një veprim mes diktaturës dhe çmendurisë. Të tillë e konsideron, Jamarbër Malltezi, vendimin e fundit të KKT-së për pezulliminin e lejeve të ndërtimit deri pas zgjedhjeve të 2015.Në gjykimin e tij kryeministri Rama po cënon direkt autonominë vendore, duke marrë kompetencat e krybashkiakëve dhe kryekomunarëve të vendit.“Vendimi i fundit i Ramës është diku mes diktaturës dhe çmendurisë. Po kërkon te behet edhe Kryeminister edhe kryetar i bashkive të gjithe qyteteve te Shqiperisë. Po pse i paguajme kot ne kryebashkiaket? I suprimojme ato funksione dhe lëme fortgjatesine e tij ne boten e tij psiqike te kenaqet” shkruan ai në faqen zyrtare në fb.Duke u ndalur konkretikisht në zhurmën për ndërtimin tek diga e liqenit artificial, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha akuzon Ramën se ishte ai që si kryebashkiak e ktheu nga zonë sportive në truall ndërtimi për tokat private.Megjithatë sot si Kryeministër, Malltezi vlerëson se Rama nëse është i shqetësuar e ka mundësinë të shpronësojë privatët për interes publik.“Nese do te mos ndertohet tek liqeni pasi qe vete ka nderruar destinacionin nga zone sportive ne truall ndertimi per tokat private, e ka mundesine si Kryeminister qe te hape qesen dhe te shpronesoje privatet per interes publik me çmim tregu. Në vend qe të bëjë shfaqje me kukulla, le të paguajë dhe t'i dhuroje qytetit një zone rekreative pasi që me dhjetera lulishte dhe fusha të shkollave të Tiranës i ktheu në pallate për Fidelet e vet”.Në një tjetër postim me 22 gusht, Malltezi do të akuzonte Ramën se po rikthen gjobat 20% nga ndertimi.“Rama po rikthen gjobat 20% nga ndertimi. Pasi mbylli mijera vende pune permes rritjes se taksave dhe shporrjes se investimeve te huaja pasi duhej te perballeshin me taksa 30% me te larta sesa Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia, pasi nuk po prodhon dot asgje asnje projekt, asnje vend pune, asnje rritje page apo pensioni, tani per te mbushur xhepat pervec lojrave te fatit qe i riktheu pas pagesave te gjobave private, po kerkon te rikthehet tek gjoba e 20% nga ndertimet ne emer te shpetimit te territorit nga vendimet e pushtetit vendor.Kjo eshte absurde pasi se pari Rama nuk na ka dhene ndonje shembull se ka ruajtur territorin ne ti rane duke tjetersuar ne sheshe ndertimi gjithe ish lulishtet e tiranes perfshi lulishtet tek partizani i panjohur ku po ndertohet 24 kateshi i fidelit, apo lulishtet perballe ish selise se PD, apo ish lulishten tek sheshi italia per te mos folur per ish lulishtet e vogla mes pallateve sic ishin ato prane sheshit Wilson.Se dyti, nuk na ka dhene as shembuj te mire nga situata e prishjeve ne bregdet ku po prish sipas qefit dhe jo sipas ligjit apo planeve urbanistike. keshtu nderkohe qe prish streha halexhinjsh, lejon te 4 fishohet brenda vitit paligjshmeria e kocos ne qeparo e cila bie ndesh me 3 ligje, 2 plane urbane dhe ka 2 vendime per prishje ndertimi te paligjshem. sa kohe qe lartesohet kunderligjshmeria e kocos llogjet e Rames per kontroll territori jane llogje pazaresh.Se treti dhe me e renda, ky individ eshte seriozsht i semure pasi shpall de facto uzurpimin e pushteteve te tjera qe nuk ia njeh as ligji dhe as kushtetuta. Me nje vendim keshilli territori (as ligj parlamenti) shperfill kushtetuten dhe marrveshjet nderkombetare si edhe injoron disa vendime te Gjykates Kushtetuese qe kane sanksionuar qe qofte planifikimi dhe qofte kontrolli mbi territorin jane atribute te pushtetit vendor!!!Nese ka leje ndertimi te debatueshme apo te kunderligjshme keto trajtohen rast pas rasti ne respekt te shtetit ligjor, por jo "nje i cmendur gjithe vendin cmend" se bllokon cdo zhvillim ne gjithe vendin per nje periudhe 1 vjecare!!! Servilet e tij do bejne sikur do ia degjojne veshin (psh i vogli vangjush qe gjemen e ka bere te madhe nuk do i jape askujt leje ndertimi pervecse do lartesoje paligjshmerite e tij tek shkembi i kavajes dhe tek Curilat). Nderkaq cilido autoritet vendor nuk ka pse te harxhoje kohen me hallet psiqike te rames, por te respektoje e zbatoje ligjin, kushtetuten dhe planet urbanistike qe jane ne fuqi pavaresisht qejfeve te ketij njeri qe gjen kenaqesi vec kur prish dhe kur blloko”.