Mbahet ceremonia e Emmy Awards 2014

Është mbajtur ceremonia e 66-të e çmimeve Emmy në Los Anxhelos këtë të hënë.Një mbrëmje gala e cila mblodhi aktorët më të famshëm por edhe personalitete të ndryshëm të televizionit ku përveç se u ndanë çmime të rëndësishme për të vlerësuar aktorët më të mirë, pati dhe surpriza të tjera.Tapeti i kuq i cili u shndërruar në një sfilatë të vërtetë mode priti personazhet më të bukura të cilat shkëlqyen me performancat e tyre.Triumfuesit e natës së mbrëmshme ishin:- Seriali më i mirë dramatik: “Breaking Bad”- Seriali më i mirë komik: “Modern family”- Aktori kryesor më i mirë në një serial dramatik: Bryan Cranston, “Breaking Bad”- Aktorja kryesore më e mirë në një serial dramatik: Julianna Margulies, “The Good wife”- Aktorja kryesore më e mirë në një komedi: Julia Louis-Dreyfus, “Veep”- Aktori kryesor më i mirë në një komedi: Jim Parsons, “The Big Bang Theory”- Aktori më i mirë në një rol të dytë në një serial dramatik: Aaron Paul, “Breaking Bad”- Aktorja më e mirë në një rol të dytë në një serial dramatik: Anna Gunn, “Breaking Bad”- Aktori më i mirë në një rol të dytë në komedi: Ty Burrell, “Modern Family”- Aktorja më e mirë në një rol të dytë në komedi: Allison Janney, “Mom”- Miniseriali më i mirë ose telefilmi: “Fargo”- Aktori më i mirë në një miniserial apo telefilm: Benedict Cumberbatch, “Sherlock: Son dernier coup d’éclat”- Aktorja më e mirë në një miniserial apo telefilm: Jessica Lange, “American Horror Story: Coven”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter