Dukagjin, kultivuesit e kanabisit qëllojnë policinë si në Lazarat

Shkodër – Pas Lazaratit, Policia ka nisur një operacion antidrogë në zonën e Dukagjinit, ku ka sekuestruar 34 mijë rrënjë bimë kanabis.Policia dhe forcat speciale janë qëlluar me armë sot nga kultivues të bimëve narkotike në Dukagjin të Shkodrës, atje ku kanë nisur operacionin 3-ditor "antikanabis". Nga të shtënat ndaj policisë nuk ka pasur të lënduar.Operacioni i Policisë së Shtetit ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotshëm dhe konsiderohet i dyti më i madhi që pas atij që u zhvillua në Lazarat. Në këtë operacion marrin pjesë 150 forca policie dhe trupa speciale RENEA të mbështetur nga 3 helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes.Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar 34 mijë bimë rrënjë kanabis sativa.Aktualisht strukturat e policisë, po veprojnë në 13 grupe në terren, duke asgjesuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike.Policia po kryen një operacion të vështirë në Dukagjin për shkak të terrenit të thyer malor dhe masiveve pyjore. Për këtë janë vënë në dispozicion edhe rreth 35 mjete të llojeve të ndryshme.Njëkohësisht me asgjesimin e bimëve, policia është duke marrë në pyetje edhe banorët e zonës për dokumentimin e rasteve, për të shkatërruar rrjetin e kultivuesve dhe eksportuesve të bimëve në shtetet fqinje. Ndërkohë, po prishen edhe sistemet e ujitjes që kultivuesit kanë ngritur për bimët.Për çdo rast janë kryer veprimet procedurale dhe janë marrë mostrat përkatëse për ekzaminime të mëtejshme.(Video: Pamje nga operacioni ajror i forcave të policisë në Dukagjin)ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter