Mamaja e gazetarit të vrarë nga ISIS: Ju përgjërohemi, kurseni jetët e pengjeve të tjera

"Nuk kemi qenë kurrë kaq krenar me djalin tonë. Dha jetën duke u përpjekur t’i tregojë botës vuajtjen e popullit sirian” shkruan Diana Foley, mamaja e gazetarit Jim Foley.Kjo deklaratë u pasi shteti islamik dje publikoi një video ku militantët i presin kokën gazetarit amerikan James Ëright Foley, si një mesazh për Shtetet e Bashkuara që ndalë ndërhyrjen në Irak.“I përgjërohemi rrëmbyesit të kursejë jetën e pengjeve të tjerë. Janë të pafajshëm, siç ishte dhe Jim. Nuk kanë asnjë kontroll të politikës së qeverisë amerikane mbi Irakun, Sirinë apo në shtete të tjera të botës”, lexohet në profilin e saj në facebook.Falenderojmë Jim për gëzimin që na ka falur. Ishte një djalë, vëlla, gazetar dhe njeri i jashtëzakonshëm” shkruan më tej nëna etij duke mbyllur mesazhin me lutjen”ju lutem respektoni privatësinë tonë këto ditë teksa ne vajtojmë Jim”• Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter